Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Besa e “vrullshme” në merkato, klubi kavajas prezanton 4 lojtarë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besa e “vrullshme” në merkato, klubi kavajas prezanton
Besa e Kavajës vazhdon merkaton me qëllimin përforcimin e ekipit. Me të bërë këtë të fundit, kavajasit do të tentojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë. Teksa, ditën e sotme, klubi i Besës ka zyrtarizuar plot 4 afrime të reja. I pari është Bujar Bici. Portieri 20-vjeçar i cili vendosi të mbyllte aventurën me Prishtian u21 në Kosovë për të vazhduar një të re në Shqipëri. Gardiani ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit aktual. Nurudee Abdulai është lojtari i dytë. Qendërmbrojtësi vjen nga Trepça për të provuar aventurën e re me Besën e Kavajës. 26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin kavajas. Mkhululi Ncube është përforcimi i radhës për mesfushën e Besës. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1.6 vite me klubin nga Kavaja. Por Besa nuk ka harruar repartin e sulmit, të cilin e ka përforcuar me Kamohelo Hoala. 23-vjeçari shihet si i duhuri që mund t’i jap një tjetër “frymë” sulmit kavajas.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga