ZYRTARE/ Bayern rinovon me gardianin e saj, dhuratë speciale para Kupës së Botës
Shkruar nga NEWSPORT
Bayern do të ketë shumë lojtarë që do të jenë pjesë e Kupës së Botës. Më shumë se një ekip i tërë do të jetë pjesmarrës në eventin më të madh sportiv.
Gjiganti bavarez tashmë ka kohë të nisë të mendojë dhe për planet e tjera pasi pauza nga Katar 2022, do ta mundësojë këtë.
Bayern ka rinovuar kontratën me gardianin Sven Ulreich deri në qershor 2024. Një rinovim i cili vjen para Kupës së Botës, dhe i jep besimin e duhur numrit dy të katërkëndëshit bavarez.
Çështja e katërkëndëshit te Bayern është një problem serioz që klubi po e mban akoma larg, duke pritur përfundimin e Kupës së Botës. Më pas do të vendoset dhe për fatin e Nubel që është i huazuar te Monaco.