
Ronald Koeman nuk është më trajner i Barcelonës. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi katalanas, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Skuadra nga Katalonja u mund mbrëmë 1-0 nga Vallecano dhe drejtuesit nuk kanë pritur më, duke "i prerë" biletën hollandezit.
Koeman u ul në stol më 19 gusht të vitit 2020, ku numëron 67 ndeshje në krye të Barcelonës. 58 vjeçari ia ka dalë të marrë 1.96 pikë për ndeshje. Tashmë, "timonierit" të njohur do i duhet të kërkojë një skuadër tjetër, ku do mund të tregonte veten.
Sakaq, te Barcelona do nxitojnë për të emëruar trajnerin e ri, pasi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit. Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, rënditja, forma e dobët, tashmë një "hall" më shumë në horizont.