
Ditën e sotme është zyrtarizuar kandidatura e përbashkët e Argjentinës, Uruguait, Paraguait dhe Kilit për organizimin e Botërorit 2030. Në 2030 është 100 vjetori i organizimit të Botërorit të parë në Uruguaj.
Ofertë tjetër zyrtare për të organizuar Kupën e Botës ka ardhur nga Spanja dhe Portugalia. Pritet që ofertë të bëjë edhe Ukraina, ndërsa ende nuk është zyrtare kandidatura e përbashkët mes Greqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite.
Fituesi i vendit organizator të Kupës së Botës 2030 do të bëhet publik në 2024, me rastin e Kongresit të 74-të të FIFA.
Poll