Ardian Cuculi është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në futboll., ku ka luajtur me një sërë skuadrat si në kampionëtin shqiptar edhe atë në maqedonas. Ish-mbrojtësi 36-vjeçar është rikthyer sërish te Shkëndija e Tetovës, këtë herë jo si lojtar.
Te Kuqezinjtë i është besuar një rol i ri, ai i përgjegjësit të Departamentit të Sportit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Shkëndijës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë), Ardian Cuculi, sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.
Ambicia e Shkëndijës mbetet ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ardian Cuculi pritet të japë kontributin e tij në këtë drejtim”, ka shkruar klubi kuqezi.