Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ 8 gola dhe 5 assist këtë sezon, sulmuesi shqiptar kontratë 5 vjeçare me gjigantët e DINAMO ZAGREB (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 8 gola dhe 5 assist këtë sezon, sulmuesi shqiptar

Lirim Kastrati është zyrtarisht pjesë e Dinamo Zagrebit. Marrëveshja me gjigantët e Kroacisë është konfirmuar nga "Koha" në Kosovë, me lojtarin që shihet në foto me fanellën e klubit të njohur. 21 vjeçari ka dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës, duke u transferuar më pas te ekipi i Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me klubin e ri dhe do të qëndrojë në huazim të Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit. Kujtojmë se gjatë këtij sezoni në ligën kroate, Kastrati ka realizuar tetë gola në 21 paraqitje. Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Amir Rrahmani, që tanimë ka firmosur me Napolin në Serinë A.

"Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për një klub të madh siç është Dinamo Zagrebi. Kam dashur që pikërisht sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të nënshkruaj dhe besoj se e kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por vendosëm për Dinamon. Shpresoj që të vazhdoj me paraqitje të mira te Lokomotiva e në verë do të bashkohem me Dinamon me të cilin klub kam nënshkruar për pesë vjet. I falënderoj të gjithë që më kanë mbështetur deri këtu, pasi ka qenë një rrugë me shumë sfida", ka thënë Kastrati.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga