
Pas 3 vitesh në krye të pankinës së Bolognas, Sinisa Mihajloviç është shkarkuar nga klubi. Trajneri serb me një CV të pasur në të shkuarën e tij ku ka drejtuar shumë ekipe në Serie A dhe kombëtaren e Serbisë.
Sinisa Mihajloviç nuk është më trajner i Bolonjës. Trajneri serb e nisi jo fort mirë kampionatit, me 3 barazime dhe 2 humbje të grumbulluara në 5 javët e para.
Kjo është dhe arsyeja që ka sjell vendimin për të larguar nga posti në klubin bolonjez. Vendimi vjen menëjherë pas takimit që u zhvillua sot mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit.
Karriera e Sinisa Mihajloviç:
1-Inter (Asistent)
2-Bologna (Trajner)
3-Catania (Trajner)
4-Fiorentina (Trajner)
5-Serbia (Trajner)
6-Sampdoria (Trajner)
7-Milan (Trajner)
8-Torino (Trajner)
9-Sporting Lisbon (Trajner)
10-Bologna (Trajner)