Manchester United ka identifikuar mbrojtësin e Juventus, Bremer si objektivit prioritar për merkaton e verës. E sigurtë është që një qendërmbrojtës do të vijë në Old Trafford dhe drejtuesit e kuq kaë piketuar brazilianin në krye të listës.
Bremer është nën kontratë me italianët edhe për 4 vite, por ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh që duket mëse e përballueshme për ‘Djajtë e Kuq’. Për lojtarin ka një interes edhe nga Real Madrid, Chelsea e Tottenham, ndërsa alternativa tjetër e United është Jarrad Branthëaite i Everton i cili kushton shumë më shumë.
Manchester United nuk dëshiron të futet në ankand e të rrezikojë kufijtë e Fair Play Financiar, ndaj Bremer shihet si operacioni më i përshtatshëm. Ai ka qenë titullar në çdo ndeshje të Juventus këtë sezon në Serie A, ndërsa numëron edhe 3 paraqitje me Brazilin.