Stefano Pioli ka folur pas fitores 1-0 kundër Torinos. Trajneri i Milanit u shfaq i kënaqur që pas 7 ndeshjes, kuqezinjtë arrijnë më në fund të triumfi.
Ai ka treguar se sa e vështirë ka qenë kundër bardhezinjve. Nuk e fsheh që objektivi i Milanit këtë vit është arritja e zonës Champions, pasi për titullin Napoli vështirë të konkurohet. Për mikrofonat e “DAZN”, trajneri i Milanit ka thënë:
“E dinim se do të ishte e vështirë, Torino është një ekip që nuk të lë të luash shumë. Goli i Giroud-it na zhbllokoi dhe u përmirësuam në krahasim me fillimin e lojës.
Objektivi? Ne punojmë për të marrë rezultate, por së fundmi nuk ia kemi dalë. Të jemi sërish në Champions League vitin e ardhshëm do të ishte një rezultat i mirë. Por, ka ende shumë ndeshje përpara. Kjo është një fitore e rëndësishme, duhet të ruajmë vazhdimësinë.
Skema me 3? Një trajner duhet të analizojë performancën e ekipit të tij dhe duhet të kuptojë se si të startojë. Pësuam katër gola për ndeshje dhe kemi karakteristikat për të luajtur në një mënyrë tjetër. Nuk më intereson nëse luan me tre apo katër, duhet të jesh më solid në mbrojtje. Ne do të kthehemi në formacionin me katër lojtarë kur të jemi në formë më të mirë. Sot hodhëm hapin e parë”.
Leao? Ai është një lojtar i çuditshëm. Këto ditë e kam provuar në një pozicion që ai më tha se ishte i preferuari i tij. Do të shohim në bazë të kundërshtarëve.
Giroud? Ai është një lider i kësaj skuadre, ai është shumë i rëndësishëm për ne”.