Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zlatan “skanon” Milanin: Unë do të kthehem, ne besojmë te Scudetto

Shkruar nga NEWSPORT
Zlatan “skanon” Milanin: Unë do të kthehem, ne

Milan ka nisur fazën e pushimeve, gjë pozitive e cila do t’i ndihmojnë të arrijnë formën e duhur për sfidat pas botërorit. Një përmbledhje të përgjithëshme ka bërë dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili vijon në fazën rikuperimi.

Dëshira e sulmuesit suedez është të rikthehet për te luajtur në fushën e blertë, por kjo varet ka koha që do t’i marrë aftësimi i plotë. Ibrahimovic ka folur dhe mbi objektivin e klubit, ku duket që nuk kanë hequr dorë nga fitimi i titullit kampion.

Zlatan Ibrahimovic: "Unë me të vërtetë dua të kthehem, jam më mirë dhe jam duke punuar. Shpresoj të kthehem shpejt. Mentaliteti është gjithmonë i njëjtë, ky kampionat ka të bëjë me karakterin. Ne duam të bëjmë mirë, kemi bërë dhe po rritemi ditë pas dite. Napoli po bën më mirë, prandaj renditja është kjo që është.

Pse nuk duhet të besojmë në Scudetto? Ne gjithmonë besojmë te kjo. Kundër Tottenhamit në Champions League nuk ka asnjë favorit, ne do të luftojmë për të fituar. Maldini dhe Massara po bëjnë një punë të shkëlqyer, gjithashtu falë tyre Milani po bën shumë mirë. Ata po rriten si ekip dhe si klub. Të gjithë po punojnë në maksimumin e tyre. Secili merr përsipër përgjegjësitë e veta”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga