Flamurtari është totalisht në krizë. Zbritja në Kategorinë e Parë, borxhet e prapambetura, gjyqet e humbura dhe bllokimi i llogarive bankare kanë sjellë një situatë të panjohur në Vlorë. Pas heqjes së tri pikëve nga Komisioni i Disiplinës, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF i ka dhënë të drejtë Emiljano Mustës për më shumë se 30 mijë euro paga të pamarra nga kuqezinjtë.
Tanimë afati nga DHZK është 45 ditë, me vlonjatët që duhet të paguajnë Mustën në të kundërt do ketë një bllokim për tre sesionet e ardhshme të merkatos dhe heqje pike. Tanimë kaosi ka pushtuar futbollin në Vlorë, me administratorin Sinan Idrizi që do duhet t'i dalë për zot situatës. Flamurtari renditet në vendin e parafundit në Kategorinë e Parë, duke rrezikuar seriozisht rënien në të Dytën.
