
Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Madakaskarit me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Edon Zhegrova, në minutën e 46'. Talenti shënoi në sfidën debutuese të tij.
Kjo ndeshje ishte gjithashtu debutuese për trajnerin Bernard Challandes, i cili e nisi aventurën e tij me Kosovën më së miri.
Përfaqësuesja e re bëri një paraqitje mjaft të mirë, në një ndeshje ku spikatën Rashica dhe Edon Zhegrova.
Kjo ndeshje u zhvillua në Paris të Francës.
Poll