Drenica
“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Drenicën në Superligën e Kosovës. Kuqezinjtë u mposhtën edhe në javën e 22-të, 0 – 1 nga Ballkani, aty ku rezultoi përcaktues goli i Giovanni, minuta e 78-të.
Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Drenica nuk ka asnjë fitore, e përkthyer me 4 humbje dhe 1 barazim. Kritikat ndaj trajnerit Brdaric kanë filluar të rritjen ndjeshëm.
Gjermani e mori drejtimin e Drenicës në dhjetor të vitit të kaluar, por në 6 takime, ka vetëm 1 fitore, ndërsa mesatarja e pikëve është vërtetë e dobët, 0.67 pikë për ndeshje. Me këtë ritëm, do të jetë shumë e vështirë që kuqezinjtë të “mbijetojnë” në elitën e futbollit kosovar.
Poll
