Asisti i Milot Rashicës
Besiktas ka marrë fitore të thellë 4 – 1 kundër Rizespor, ndërsa mes protagonistëve ishte edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Milot Rashica. Në minutën e 38-të, Rashica kontriboi me asist te goli i Ucan.
Në këtë ndeshjen për Besiktas shënuan edhe Murillo (27’), Oh Hyeon-Gyu (42’) dhe Kayra Yilmaz (81’). Golin e nderit te Rizespor e konkretizoi Papanikolaou në minutën e 85-të.
Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u integrua në lojë vetëm në minutat e fundit, kurse Qazim Laçi në kampin e miqëve nuk iu rezervua asnjë minutë nga trajneri Recep Ucar. Sfida në fjalë ishte e vlefshme për javën e 4-të në Kupën e Turqisë.
Poll
