Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

2 ndeshje pa tifozë dhe gjobë e majme, Disiplina “shkund” kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
2 ndeshje pa tifozë dhe gjobë e majme, Disiplina “shkund”
Tifogrupi "Plisat"

Kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, e përfunduar 1 – 1, u shoqërua me tensione nga tifozët e kryeqytetasve.

Pas mbylljes së ndeshjes, tifogrupi “Plisat”, të cilat janë në mbështetje të skuadrës kryeqytetase, u futën në fushë dhe u mësyn drejt tifozëve të Dritës.

Ndërhyrja e policisë, bëri që të parandalohej më e keqja. Komisioni i Disiplinës në Kosovë nuk e ka lënë në “heshtje” këtë “skenë”, duke marrë vendim të “kripur” për Prishtinën, e përkthyer me 2000 euro gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë:

“Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 dhe neni 36 paragrafi 1 pika A i Rregullores displinore; DËNOHET me 2 ndeshje kampionati si vendas pa shikues.

Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”.

Poll

Lexo gjithashtu