Humbja e Emiliano Sala ka prekur të gjithë botën e futbollit. Sulmuesi i sapo transferuar te Cardiff në Premier League angleze është zhdukur prej 4 ditësh dhe askush nuk informacion prej tij. Policia mbylli përfundimisht kërkimet ditën e djeshme pasi shpresat që ai të jetë gjallë janë të pakta. Në lidhje më këtë çështje ka reaguar dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, Leo Messi, i cili i ka bërë apel policisë që mos të ndalojë kërkimet.
"Përderisa ekzistojnë mundësitë, një fije shprese, ju lutemi mos ndaloni për gjetjen e Emilianos. Unë po lutem me të gjithë forcën për familjen dhe miqtë e tij".
Poll