
Kalidoi Koulibaly pritet të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi pas një viti qëndrimi në “Stamford Bridge” do t’i jap fund aventurës me Chelsea. qendërmbrojtësi nuk ia ka dalë dot të përshtatet në Angli dhe pritet rikthimi në Serie A.
Janë dy ekipe italiane që kërkojnë shërbimet e tij. Juventus dhe Inter kanë kontaktuar agjentët e lojtarit duke u interesuar për transferimin, qoftë edhe në formë huazimi. 31-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të biseduar me drejtuesit e Interit dhe Juventusit, teksa edhe Chelsea është pajtuar me largimin e tij.
Megjithatë londinezët synojnë që ta shesin menjëherë, por do të pranonin edhe ta huazonin me detyrim blerje Koulibalyn. 31-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Chelseat, ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka një asistim.