
Interi është gati të heqi dorë nga Milan Skriniar në rast të një ofertë të majme. Ditët e fundit Tottenham ka nisur negociatat me zikaltërit për transferimin e mbrojtësi sllovak që duket se është jashtë planeve të Contes për këtë sezon. Interi kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij, por kjo shifër mund të ulet edhe deri në 50 milionë euro. Duke parë këtë tratativ, drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Skriniar.
Mediat italiane bëjnë me dije se I pari në listë është Milenkovic, futbollisti i Fiorentinës dhe pas tij Chris Smalling i United. Për të parin presidenti Comiso kërkon të paktën 40 milionë euro, ndërsa për Smalling United mund të pranojë edhe një ofertë për rreth 20 milionë euro. Nëse Skriniar largohet, njëri prej të dyve do të mbërrijë në "San Siro".