
Bayern po punon për zëvëndësuesin e kapitenint Manuel Neuer i cili veç moshës së madhe, ka pësuar edhe një dëmtim që do ta mbajë larg fushave të lberta për 4 muajt e ardhshme. Drejtuesit bavarez kanë përgatitur një listë me disa emra.
Fillimisht mendohej për t’i besuar portierit rezervë aktual Sven Ulreich deri në fund të sezonit ndërsa më pas u hodhën hipoteza për marokenin Bounou të Sevilla. Tashmë drejtuesit po mendojnë të sjellin një poriter që jo vetëm të zëvëndësojë kapitenin deri në fund të sezonit por të marrë edhe vendin e poriterit të parë, pra një portier të ri të talentuar.
Rikthimi i Alexander Nubel nga huazimi te Monako është një mundësi që ka marrë shumë “vota” por një tjetër gardian i talentuar është piketuar nga bavarezët. Illian Meslier i Leeds United është objektivi i Bayern për të siguruar katërkëndëshin e portës për vitet e ardhshme.
22-vjeçari francez ka një vlerë prej 22 milionë eurosh dhe kontrata i skadon në verën e vitit 2026 ndaj Bayern duhet të derdhë para për shërbimet e tij.