Rrahman Hallaçi ka marrë vendimin përfundimtar për tu tërhequr nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi Kuksian është aktivizuar me shumë skuadra, si Partizani, Kukësi, Vllaznia, Tirana, Elbasani, etj.
Hallaçit i është besuar posti i zëvendëstrajnerit te Kukësi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 34-vjeçari në kanalin e tij zyrtar në Facebook, ku njofton të gjithë për tërheqjen nga futbolli i luajtur dhe startin në një profesion të ri te Kukësi.
"Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë gjithë karrierës sime në futboll. Astrit Maçi mbetet person i veçantë për mua. Një karrierë e gjatë, e vështirë, e bukur ashtu siç ështe vetë futbolli. Faleminderit të gjithëve për kohën e bukur që kaluam së bashku! Në veçanti përshëndes shumë dy tifozeritë më të bukura ne Shqipëri, të Kukësit dhe Partizanit. Tani nuk do të luaj më futboll, por do të jem në një rol të ri si zëvendëstrajner. Falënderoj shumë presidentin Safet Gjici që më dha mundësinë të jem përsëri pjesë e skuadrës së zemrës (vendlindjes) Kukësit."