Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Rusia ka shkatërruar Ukrainën!”, Shevchenko i bashkohet Zelensky, ja nisma e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
“Rusia ka shkatërruar Ukrainën!”, Shevchenko i bashkohet

Andreyi Shevchenko është kthyer në Ukrainë. Pas një qëndrimi disa mujor në Itali, ish-sulmuesi i njohur ukrainas është rikthyer në vendlindje dhe menjëherë ka takuar presidentin Volodymyr Zelensky. Nga zyra e presidentit, Shevchenko i ka ftuar të gjithë që të kontribuuojnë me fondacione për të ringritur sërish Ukrainën në këmbë, pasi Rusia ka shkatërruar me mijëra banesa dhe me mijëra kilometra rrugë.

“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, u bë ambasadori i parë i platformës së mbledhjes së fondeve UNITED24. Për ta takuar personalisht, e kapërceva udhëtimin nga Londra në Kiev dhe jam më i lumtur se kurrë që jam këtu në shtëpi.

Prej shumë vitesh përfaqësoj Ukrainën në arenën ndërkombëtare të futbollit. Por sot, kur vendi im vuan nga lufta, prioriteti im nuk është futbolli, por të ndihmoj Ukrainën. Ju nxis të bëni një donacion.

Të gjitha fondet do të dërgohen menjëherë në llogaritë e Bankës Kombëtare të Ukrainës - ju mund të dhuroni për çminimin e Ukrainës, të shpëtoni jetën e dikujt duke dhuruar për nevoja mjekësore ose duke rindërtuar një kopsht fëmijësh ose urë.

Çdo kontribut është i paçmuar, pasi Rusia ka shkatërruar më shumë se 7000 ndërtesa, mijëra kilometra rrugë dhe po vret ukrainas çdo ditë. Falënderoj Presidentin e Ukrainës për besimin dhe këtë nder të madh. Dhe faleminderit secilit prej jush për përfshirjen tuaj! Ju ftoj të kontribuoni në fitoren e Ukrainës. Në fitoren e lirisë, në fitoren e botës së lire”, shkroi Shevchenko.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga