Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur emrat e sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë në lojrat olimpike të ''Rio 2016''. Ajo që bije në sy është numri i vogël i sportistëve me të cilët do të përfaqësohet Shqipëria. Dhe sidomos lista e peshngritësve që është rrudhur shumë pas skandaleve të dopingut.
Peshëngritësi Briken Calja do të jetë i vetmi përfaqësues për Shqipërinë në shtagë, në ndryshim nga të gjitha lojërat e tjera, ku Shqipëria jo vetëm është përfaqësuar me më shumë sportistë, por edhje ka pretenduar medalje.
Në not do të konkurojnë Sidni Hoxha e Nikol Merizaj.
Ndërsa për atletikën do të konkurojnë Luiza Gega e Izmir Smajlaj. Atletja Luiza Gega është ajo që do të mbajë edhe flamurin shqiptar në Rio.
Pritet që sportistët të grumbullohen disa ditë në kryeqytet dhe në fillim të gushtit do të nisen drejt Rios me një delegacion nga olimpizmi shqiptar.