Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zbulohet fiksimi i Ardjan Takajt për brazilianin, Skënderbeu në "luftë" me kohën dhe Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet fiksimi i Ardjan Takajt për brazilianin, Skënderbeu në

Prej kohësh është folur për një dëshirë të madhe që ka pasur presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj për të sjellë në Korçë sulmuesin brazilian të Flamurtarit, Danilo Alevesh. Edhe pse sulmuesi duket se nuk është në planet e vlonjatëve, pasi nuk pëlqehet nga Duro, Flamurtari nuk ka dashur ta lërë të ikë Alveshin te Skënderbeu.

Së fundmi mësohet se korçarët janë hedhur sërish në sulm për arritjen e një marrëveshje, këtë herë duke futur në mes futbollistin Ardit Hoxhaj, kartonin e të cilit e ka Skënderbeu, por që është i huazuar te Flamurtarit.

Duke parë se vlonjatët kanë shfaqur dëshirë për të blerë kartonin e Hoxhajt, Skënderbu ka startuar me planin "B". Korçarët kanë shfaqur dëshirën për të shkëmbyer kartonat e futbollistëve dhe në këto kushte të dyja palët do të dilnin të kënaqura. Takaj do Alveshin dhe mund ta marrë, Idrizi do Hoxhajn dhe mund ta mbajë, pazar i mirë për të dyja klubet.

Pritet që ditët në vijim të mësohet nëe Flamurtari do bindet nga kjo ofetë apo do të vazhdojë të ecë me idenë që Shpëtim Duro është i kënaqur dhe në skuadër nuk do hyjë dhe nuk do dalë askush.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga