
Serie A ashtu si shumë kampionet në Europë është drejt fundit. Kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundit i kampionatit italian, janë zbuluar disa verdiket me Interin që ka fituar zyrtarisht titullin kampion dhe Crotone e Parma që kanë rënë në Serie B. Liga pas mbledhjes së sotme ka vendosur zyrtarisht në çfarë date do të startojë sezoni i ri 2021-2022.
Edicioni i ri i Serie A do të nisë më datë 22 gusht dhe do të mbyllet me datë 22 maj. Është vendosur gjithashtu që klubet do të kenë pushime në fund të vitit nga 23 dhjetori deri në 6 janar në mënyrë që lojtarët dhe stafet teknik të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nisja e shpejt e sezonit dhe mbyllja më 22 maj vjen për shkak se në verën e 2022 do të luhet Kupa e Botës dhe e për këtë arsye kampionatet do të mbyllen në fund të muajit maji.