
Mentor Mazrekaj ishte shumë pranë huazimit te skuadra e Kukësit. Vetë drejtori Dervishi kishte konfirmuar për newsport.al që ishte shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me futbollistin. Drejtuesit verilindorë kishin rënë dakord me drejtuesit e kuq dhe pritej vetëm miratimi i fantazistit. Është pikërisht vetë 27-vjeçari i cili nuk ka pranuar që të shkonte te Kukësi. Duke qenë se Mazrekaj është shumë i lidhur me tifozërinë e kuqe, mesfushori ka zgjedhur të qëndrojë në kryeqytet për t'i shërbyer edhe në këtë sezon Partizanit. Tashmë pritet të ndiqet me interes se si do të vijojë karriera e tij në klubin e kuq, nëse tekniku Sormani do ta aktivizojë ose jo në këtë sezon të ri.
Poll