Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Zbardhet dosja e plotë e ngacmimeve seksuale që çoi në burg trajnerin e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Zbardhet dosja e plotë e ngacmimeve seksuale që çoi në

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjeve të cilat çuan në qelitë e burgut ish-trajnerin e Mamurrasit, Sokol Meta. Ky i fundit mësohet se ka shkuar në Spitalin e Traumave në Tiranë për shkak të dëmtimeve të marra pasi është dhunuar nga dy të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç, ndërsa më pas ka denoncuar agresorët, duke shtuar se i kishin vjedhur 60 mijë lekë të vjetra.

Por, pasi janë zbardhur ngjarjet, mësohet se Sokol Meta i ka ngacmuar seksualisht të dy të rinjtë K.Gj. dhe R.V., të cilët kanë bërë denoncimin dhe më pas trajneri 50 vjeçar ka përfunduar në pranga.

DOSJA E PROKURORISË

Sokol.M. ka shpjeguar se dy persona, e konkretisht K.Gj., 16 vjeç dhe R.V., 17 vjeç, e kanë goditur me sende të forta në fytyrë dhe më pas janë larguar. Sokol.M. shpjegon më tej se njeh vetëm K.­në, me të cilin e ka prezantuar një shok i tij përpara disa kohësh. Në datën 14.11.2015, ata janë takuar rreth orës 19:00 pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku kanë konsumuar një kafe në një lokal të ndodhur aty pranë. K.GJ. i ka kërkuar që të shkonin te TEG, ku do të merrnin R.V. Gjatë rrugës ata nuk kanë folur shumë dhe si fillim Sokoli e ka çuar R. te shtëpia e tij afër Liqenit të Thatë, por më pas ai ka zbritur përsëri dhe së bashku kanë shkuar në drejtim të digës së Liqenit për të konsumuar kafe. Në këtë aks rrugor, Sokoli deklaron se kanë folur bashkë që të devijonin me makinë për të pirë një cigare pranë kalçetove të ndodhura pranë “Akuadromit”.

Më pas, ai ka parkuar makinën pranë një kantieri ndërtimi, në një zonë që nuk ka rrugë makine, zonë me barishte dhe shkurre të thata dhe që nuk ka dalje. Pikërisht në këtë kohë, Sokoli ka deklaruar se K., i cili ka qenë i ulur prapa, e ka kapur me të dyja duart nga fyti duke e shtrënguar, ndërsa shoku i tij, i cili ishte ulur në sediljen e parë, e ka goditur me sende të forta në fytyrë. Në këtë moment, ai pretendon se është hutuar dhe ka parë R­në me një thikë në dorë si dhe ka dëgjuar fjalët “nxirre pistoletën, nxirre”.

Sipas tij, dy djemtë janë larguar prej aty, ndërsa është përmendur dhe ka konstatuar se i mungonin 60 mijë lekë të vjetra. Në atë moment ka kuptuar se dy të rinjtë ia kishin vjedhur lekët dhe ka bërë kallëzim penal pranë organeve të rendit, si dhe është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. K.GJ. Nga hetimi ka rezultuar se pretendimet e tij nuk qëndrojnë, pasi edhe dy të miturit K.Gj. dhe R.V. kanë paraqitur kallëzim ndaj Sokol M., duke paraqitur fakte të tjera e të ndryshme nga çka paraqiti S. K.Gj. ka shpjeguar se është nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme ekonomike dhe me Sokolin njihej prej disa muajsh. Ata janë prezantuar nga një shoku i tij, A.Ll. Pas këtij momenti ata kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit, ku më pas kanë komunikuar disa herë me njëritjetrin.

Ai shpjegon se Sokoli i ka krijuar një impakt negativ që në momentin e prezantimit. Dy javë para paraqitjes së këtij kallëzimi, K. kur po shkonte në shkollë ka parë Sokolin që po e priste para shkollës dhe i ka kërkuar shpjegime pse nuk i përgjigjej në telefon, duke e ftuar më gjatë bisedës së zhvilluar midis tyre, Sokoli. i ka drejtuar pyetje të tilla, si p.sh: “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë unë dua të rri me ty?”. Më pas ata janë ngritur nga lokali dhe Sokoli është drejtuar me makinën e tij te një zonë pa ndonjë funksion, afër kalçetos, te Kompleksi Dinamo. Aty Sokoli ka ndaluar makinën dhe ka filluar të kryejë veprime ngacmuese ndaj K­së, duke i drejtuar fjalë dhe duke tentuar që ta prekë atë në organe gjenitale.

Fillimisht, ai i ka vendosur dorën te kofsha e tij, më pas ia ka marrë dorën K­së duke ia drejtuar pranë organit të tij gjenital, i fërkonte flokët etj. Në këtë moment, K. e ka kuptuar plotësisht qëllimin e tij dhe i ka kërkuar që të dilte nga makina e të ikte në banesën e tij. Sokoli ka mbyllur dyert e makinës me siguresa dhe K. është munduar që ta bindë me fjalë prekëse, por atij nuk i ka bërë përshtypje. K. ka vënë re se Sokoli ishte shumë i eksituar dhe pas disa tentativash Sokoli është bindur dhe është nisur për te shtëpia e K­së. Sapo kanë arritur aty pranë, Sokoli ka ndaluar makinën dhe ka filluar sërish ta ngacmojë seksualisht të miturin, dhe pas lutjeve të tij e ka lënë të shkojë në banesë. Në datën 15.11.2015, rreth orës 18:00, K. pretendon se Sokoli i ka telefonuar duke i kërkuar që të takoheshin te një karburant pranë Pallatit me Shigjeta. Në këtë moment, K. ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të shkollës “Vasil Shanto” dhe ka dyshuar se Sokoli e ka parë. Ata janë takuar dhe i nervozuar Sokoli e ka pyetur se përse nuk ia hapte telefonin, duke e goditur dy herë me pëllëmbë në pjesën e kraharorit. Më pas, ai duke qenë i acaruar i ka marrë K­së 4.000 lekë të reja nga veshjet e tij.

Gjatë rrugës, K. i ka thënë se i kishte gjetur një djalë të llojit që ai donte. Këtë gjë ai ia kishte shkruar edhe në një mesazh ku kishin folur më parë në telefon. Gjatë periudhës që K. ka qenë me Sokoli, i ka shkruar edhe R­së, shokut të tij në lidhje me këtë fakt. Më pas i ka thënë Sokoli se shoku i tij ishte te TEG dhe se duhej të shkonin ta merrnin me makinë. Ata janë nisur për të marrë R­në, ndërsa Sokoli i ka kërkuar K­së që pasi të takoheshin me të, ai të qëndronte në një lokal duke i lënë ata të dy vetëm.

Sapo kanë marrë R­në në makinë, janë nisur sërish te vendi ku Sokoli ishte takuar me K­në. Sapo K. ka tentuar të largohet e t’i lërë ata vetëm, R. është trembur nga kjo situatë e krijuar, ndërsa në atë moment K. e ka kapur Sokoli me të dyja duart nga mbrapa, duke e shtrënguar në fyt. Kurse R. e ka goditur me grusht në fytyrë. Pasi e kanë qëlluar me grushte, K. i ka kërkuar Sokoli vlerën monetare që i kishte marrë më parë dhe i trembur, Sokoli i ka dhënë 3.500 lekë të reja. Më pas dy djemtë janë larguar nga makina. Po ashtu, edhe Sokoli ka ikur prej andej. Pas disa minutash, K. ka marrë në telefon Sokoli, duke seksuale me të, dhe me R­në në rastin e fundit, e në këto kushte ata e kanë goditur për t’u larguar prej tij. R.V. Ndërsa, R.V. në deklarimet e tij ka shpjeguar se më datë 15 nëntor të vitit të shkuar, rreth orës 19:00, ai ka qenë së bashku me familjen e tij te qendra tregtare TEG. Në atë moment është njoftuar nga shoku i tij K.Gj., i cili i ka kërkuar që të takoheshin.

Më pas R. ka shpjeguar se ka shkuar me ta në makinë dhe e kanë çuar në banesë. Ndërsa, sapo R. ka mbërritur në banesë, është telefonuar sërish nga shoku i tij K., i cili i shqetësuar i ka kërkuar që të vinte përsëri në makinën e Sokoli. Në momentin që kanë qenë të tre makinë dhe Sokoli i ka kërkuar K­së që t’i linte ata vetëm, ky i fundit e ka kapur për fyti. Sokoli i ka zgjatur krahun R­së, ndërsa ky e ka shtyrë dhe e ka gjuajtur me grusht në fytyrë. Më pas ka dalë nga makina dhe e ka tërhequr K­në nga sedilja e pasme. Pasi R. është larguar disa metra, K. i ka thënë disa fjalë Sokoli dhe më pas është larguar. R. ka sqaruar më tej, se shoku i tij i kishte folur për këtë problem, por ai e kishte marrë me shaka dhe nuk e kishte besuar.

Ndërkaq, nga këqyrja e aparatit celular të K­së, konkretisht SMS­të që ai kishte shkëmbyer me Sokol M. (profesori), si dhe me shokun e tij R.V., ka rezultuar se: profesorit K. i kishte thënë se “të kam gjetur një djalë për punën që do ti”. Sokoli e ka pyetur se “si është puna?”, ndërsa ai i ka thënë “kam një djalë për qëllimin që ke ti. A do ta çojmë te ‘vendi’?” Pasi i kishte përshkruar karakteristikat trupore, ata kishin lënë takim. Më pas janë zbuluar edhe SMS­të mes dy shokëve, ku K. i thotë R­së “dil nga TEG se po të presim”. Për një moment K. i thotë “OK zemra”, ndërsa R. ia kthen “Si gej s’bëj dot shumë mirë”. Kurse K. i thotë “bëj maksimumin”, thuhet në dosjen e publikuar nga “Gazeta Shqiptare’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga