
Gazzeta Dello Sport zbulon një nga tratativat më të fundit në Itali. Bëhet fjalë për nëj shkëmbim të mundshëm mes Spinazzolës dhe Politanos që mund të ndodhë nesër. Dëmtimi i Zaniolos e ka detyruar ekipin kryeqytetas të hyjë në merkato. Inter është e interesuar të shesë italianin Politano dhe ky shkëmbim duket ideal.
Politano nuk ka pasur hapësira mjaftueshëm nën drejtimin e Contes. Megjithatë, drejtori sportiv i Interit,Marotta kërkon që ekipi nga Milano të dalë e fituar nga kjo tratativë pasi në ''hall'' është Roma. Të dy lojtarët kushtojnë nga 25 milionë euro, pra pothuajse të njëjtën vlerë. Aksi Milano-Romë duket më ''i nxehtë'' se kurrë, me marrëveshje dhe tratativa në horizont.
Poll