
Edhe pse ecuria e klubit italian të Milanit nuk ka qenë ajo që pritej në fillim të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi po punojnë fort për të plotësuar boshllëqet e vërejtura në gjysmën e parë të sezonit duke përforcuar disa reparte ku janë hasur probleme të shumta.
Mediat italiane kanë shkruar ditën e sotme se Milan ka bërë "pazar" te Tottenhami dhe bëhet fjalë për nja lojtarët më të mirë të ekipit, Mousa Dembele.
Transferimi i belgur te Milani mund të bëhet që në muajin janar, pasi futbollisti në fjalë nuk është më në planet e klubit pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, ndërsa italianët kanë marrë përsipër këtë rrezik.
[gallery columns="1" size="full" ids="188341"]
Poll