Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Partizani me Dajën është për titull kampion", Ylli Shehu: Derbi? Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Shkruar nga NEWSPORT
"Partizani me Dajën është për titull kampion",

Derbi, Tirana-Partizai u mbyll në barazim pa gola 0-0. I ftuar në emisionin "Sport Neës Plus", Ylli Shehu ish-lojtari I të kuqve analizoi këtë ndeshje, ndërsa u shpreh se ky Partizan me Dajën në stol është për titull kampion.

"Partizani duhet të jetë pretendet pasi e kanë grupin e duhur. Gjithçka është vënë në një drejtim dhe tani besimi te Ilir Daja për mendimin tim, atë që bëri të Skënderbeu duke bërë skuadrën më të mirë në Shqipëri, mendoj se do e bëjë edhe këtu edhe do ketë mbështjetjen e Olsi Ramas dhe Gaz Demit.

Të gjitha janë aty brenda. Lojtari i Tiranës, ka dashur ta vjedhë më shumë penalltinë. Edhe futbollisti i Partizanit ka qëndruar në vend, nuk është se ka lëvizur. Edhe po ta jepte nuk do thoshte njeri gjë. Ai ka dashur ta ruajë derbin, për të mos e prishur dhe për të mos krijuar polemika pas takimit.

Për atë çfarë u dha në lojë, ishte rezultat i drejtë mendoj. Jemi koshient që me këtë gjendje pandemie nuk do të ketë futboll të bukur. Edhe ndeshjet e ngjeshura ndikojnë në kondicionin fizik. Edhe nëpër botë ndeshjet janë shumë të vakëta për tifozë. Edhe ndeshjet e mëdha pa tifozë nuk shikohen. Tifozlliku është ai që jep diçka më tepër. Dikur thonin që në fushën tënde tifozët janë lojtarë të 12-të. Të dyja ekipet i duan tifozët".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga