Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Europa dhe Conference League. Një sërë takimesh janë në program, ku mes tyre edhe lojtarët shqiptarë dhe Ballkani do të marrin vëmendjen.
Në Europa League do të luajnë Redon Xhixha, ku me Qarabag do të sfidojnë Hacken. Kjo përballje do të luhet në orën 18:45 në Baku, ku skuadra e Xhixhës do të tentojë vetëm fitoren për t’u kualifikuar.. Ndërkohë në orën 21:00 vëmendja do të jetë te Berat Gjimshiti që me Atalantën e tij do të luajë në transfertë ndaj Rakoë. Gjimshiti ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, ndërsa do të luajë për formalitet.
Ndërkohë nga ana tjetër në Conference League e gjithë fokusi do të jetë të Ernest Muçi. Legi do të luajë në shtëpi ndaj AZ Alkmaar. Kjo përballje do të startojë në orën 18:45. Në orën 21:00 të gjithë sy e veshë do të jemi nga Ballkani i Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës do të luajnë ndaj Dinamo Zagreb dhe do të luajnë për “jetë a vdekje” për fitoren për të shpresuar deir në fund te kualifikimi në “Play-Off”.
[caption id="attachment_715596" align="alignnone" width="685"] Ndeshjet e sotme ne Europa League[/caption]
[caption id="attachment_715597" align="alignnone" width="686"] Ndeshjet e sotme ne Conference League[/caption]