
Partizani dhe Tirana luajë sot në 19:00 derbin e kryeqytetit në “Air Albania”, që vlen për javën e gjashtë të Superligës. Para ndeshjes për Oversport ka folur ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj. Shkodrani i ka kujtuar Tiranës se kur ai ishte në sulmin e Partizanit nuk ka humbur asnjë derbi.
“Kujtimet janë të bukura, është emocion. Derbi është gjëja më e bukur në futbollin shqiptar. Kam peng që nuk kam luajtur në këtë stadium.
Sezoni - Partizani e ka nisur mirë, Tirana me ato lëvizjet e veta te ekipët por e ka nisur mirë. Unë jam ajo gjeneratë që nuk kam humbur asnjë derbi. Nëse luaja sot do godisja portën nga 25 metra”, tha Sukaj.
Poll