Mbrojtësi i skuadrës së Preston në Angli, Kevin O'Conor ka fituar 1 milion paund me një biletë lotarie në Irlandë, të cilën ia dhuroi xhaxhai i tij.
O'Conor ishte kthyer në vendlindje për disa ditë pushime me familjen, kur edhe fitoi paratë.
Nëna e tij e nxiti që të shikonte biletën, në momentin e hedhjes së numrave.
"E kontrollova biletën, dhe nuk e mendoja kurrë se do të isha fitues i çmimit 1 milion paund. Ka qenë një ditë e pabesueshme. Nuk e di ende çfarë do bëj me paratë, por do ta mendoj dhe do marr një vendim", përfundoi futbollisti.

Poll
