Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Wesley Sneijder zbulon një episod para finales me Bayern në 2010: Mourinho gjeti rezultatin e saktë

Shkruar nga NEWSPORT
Wesley Sneijder zbulon një episod para finales me Bayern në 2010:

Një nga protagonistët absolut të tripletës së Inter në 2010, Wesley Sneijder zbuloi një episod shumë interesant para finales në Champions me Bayern.

Hollandezi tregoi për “RTL 7” se si trajneri i Inter, Mourinho gjeti rezultatin e saktë disa javë përpara finales. Këtë ai ja zbuloi Materazzit me të cilin portugezi kishte një marrëdhënie të veçantë.

“Marrëdhënia që kishte Mourinho me Materazzin ishte e veçantë”, thotë Sneijder. “Disa javë përpara finales së Champions League ai e thirri atë në zyrë dhe i tha: Ja një letër. Do ta vendos në një zarf. Hape pas ndeshjes”.

Ishte rezultati i saktë i ndeshjes finale kundër Bayern Munchen. Ngritja e Kupës së Kampionëve është ëndrra e çdo djali, kur e preka ishte një moment unik që nuk do ta harroj kurrë”, është shprehur Sneijder.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga