
Wayne Rooney është gati për t’u rikthyer në Premeir League, këtë herë si trajner. Ish-lojtari i njohur pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur në kampionatin anglez. Frank Lampard duket gjithmmonë e më shumë larg Evertonit, pasi aktyualisht ndodhet në zonën e ftohtë të klasifikimit. Rezultatet e siguruara nga Lampard në 18 ndeshje kanëbërë që drejtuesit të gjejnë një timonier të ri që mund t’i besojnë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas “The Sun” Rooney do të jetë zëvendësuesi i teknikut të Evertonit, me sih-sulmuesin e njohur që do të nis një eksperiencë të re në Premier League dhe kjo do të ishte dhe hera e parë, ndërsa kujtojmë se më parë ka drejtuar në Derbyt në Championship. Aktualisht Rooney është trajneri i DC United në MLS.