Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Do të udhëheqë sulmin e Tiranës, Walid Jarmouni: Është momenti i duhur për fitoren në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Do të udhëheqë sulmin e Tiranës, Walid Jarmouni:
Walid Jarmouni

Futbollisti i Tiranës, Walid Jarmouni ishte i përzgjedhuri i klubit për të dalë në konferencën për shtyp në prag të derbit me Partizanin që do të luhet nesër në orën 20:00 në 'Air Albania', e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

"Përpara ndeshjes derbi ndihemi mjaft mirë pasi ne kemi luajtur 5 ndeshje të mira. Fatkeqësisht rezultatet nuk ishin ato të pritshmet, ndonëse në paraqitjen tonë në lojë kemi qenë shumë mirë. Mendoj që është momenti i duhur për të nisur fitoren e parë në derbi dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë ne si klub dhe për tifozët tanë.

Natyrshëm ka disi presion pasi po pritet me padurim nga tifozët kjo fitore, por jemi besimplotë për t’i arritur synimet tona. Jemi gati për këtë ndeshje, derbi dihet ka trysninë e vet, por nuk është aspak negative, është një motivim shtesë. Si futbollistë, të gjithë e dimë rëndësinë e ndeshjeve të tilla, gjithashtu dhe vlerën që kanë për tifozët tanë dhe për të gjithë ne", tha sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga