
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij 46-vjeçare. Gjergji Mullalli vrau Luiza Mullallin e më pas e ka hedhur trupin në gropën e ujrave të zeza.
Për këtë ngjarje ka folur edhe trajneri i Çiklizmit të ekipit të Skënderbeut.
“Jam trajner i çiklizmit Skënderbeu dhe djalin e kësaj familjeje kam 8 vite që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë. Na tregonte që ziheshin gjithmonë i ati me të ëmën. Ai ishte i sëmurë psiqik, i thoja gjithmonë unë o Nuri kurojeni këtë se nuk është në rregull. Ai pinte. Fëmija sa herë shqetësime pati. Nuk e la njëherë të vinte në garë e të bënte një garë tamam. Gruaja ishte një grua e mrekullueshme. Xhelozia, ishin në prag divorci”, është shprehur trajneri.