
Vora është një nga ekipet që do të garojë në Kategorinë e Parë. Sezonin e kaluar siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa u shpallën edhe kampionë të Kategorisë së Dytë. Tashmë skuadra e udhëhequr nga Artan Mërgjyshi kërkon të jetë protagoniste në një kampionat plot me rivalitet dhe emra të “rëndë” të futbollit shqiptar.
Në një intervistë p137r "Supersport" Mërgjyshi ka theksuar se skuadra është përforcuar me elementë që e njohin mjaft mirë Kategorinë e Parë, ndërsa faza përëgatitore i ka shërbyer ekipit për të kosoliduar ems tyre. Gjithashtu premtoi se deri në fund të këtij kampionati do të ketë superiza nga Vora.
“Skuadra është përgatitur mjaft mirë. Faza përgatitore në Greqi na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Kemi përforcuar organikën dhe jemi munduar të marrim lojtarë që kanë luajtur edhe në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Besoj se kemi ndërtuar një grup të mirë dhe cilësor dhe tani presim që të marrim frytet e punës tonë në fillimin e kampionatit,.
Kampionati i këtij viti do të jetë shumë i rivalizuar. Ekipet janë të gjitha të forta dhe kanë bërë përforcime të rëndësishme në merkato. Elbasani niset padyshim si pretendent kryesor, qoftë nga emri dhe tradita që kanë, por edhe nga lojtarët që kanë afruar. Gjithashtu dhe Flamurtari ka bërë një punë të mirë, Bylisi është ekspert i këtij kampionati, pasi ka milituar edhe në të kaluarën dhe ia ka dalë me sukses, por nuk mund të neglizhojmë dhe Apoloninë, Korabin, Besën apo Tomorrin. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarët tanë, por dimë dhe vlerën tonë, kështu që do të luftojmë denjësisht në këtë sezon që të renditemi sa më lart në tabelë dhe e sigurt që do të kemi surpriza,’’ përfundoi Mërgjyshi.
Kujtojmë se Vora do të startojë këtë kampionat në një ndeshje ndaj Beses në shtëpi. Kategoria e Parë do të nisë më 2 shtator.