Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vora, Mërgjyshi: Superioria? Jemi skuadër e re, por s’kemi frikë nga askush

Shkruar nga NEWSPORT
Vora, Mërgjyshi: Superioria? Jemi skuadër e re, por s’kemi

Trajneri i Vorës, Artan Mërgjyshi, dha prononcimin e tij për MCN TV pas fitores 4-1 ndaj Besës në javën e parë të Kategorisë së Parë.

“Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira pasi skuadrat vijnë të motivuara. Në një stadium si i joni të gjithë mund të shprehin maksimumin. Ishte prezantimi ynë i parë dhe themi se shkoi mirë por nuk ishte e lehtë. Ne ishim më superior se kundërshtari por Besa na vuri në vështirësi. Kjo fitore na jep besim dhe na bën të kuptojmë potencialin që kemi.

Superiore? Jemi të kujdesshëm për objektivat. Jemi skuadër e re dhe nuk kemi frikë nga kundërshtarët. Do të jetë e vështirë javë pas jave, objektivi i rradhës është ndeshja me Elbasanin.

Rezultati nuk u vu në dyshim por disa probleme i shfaqëm. Skuadra tenton të tregojë një profil sulmues. Pësimi i lehtë i golit është për t’u shqetësuar. Pas 4-1 skuadra duket sikur u lëshua pak, logjike. Nuk duhet të ndodhin dhe duhet të jemi të kujdesshëm që t’i rikuperojmë.

Rivalët? Jemi koshient për forcën tonë, kundërshtarët duhen vlerësuar maksimalisht. Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar. Të rradhës e kemi në Elbasan, një ndeshje rradhe jo finale. E respektojmë maksimalisht por edhe ne nuk jemi mangut cilësisht. Do të jetë një 90 minutësh për t’u shijuar.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga