
Sava Thaka e ka nisur mbarë aventurën e saj në volejbollin izraelit. 27 vjeçarja këtë vit bën pjesë në skuadrën e Makabi Ashdodit dhe ka treguar të gjithë potencialin e saj që në debutim. Vajza nga Tirana ka shënuar 8 pikë në fitoren e ekipit të saj, ndeshje që u mbyll 3-1 me sete.
Sava Thaka është e njohur në vendin tonë, pasi ka qenë pjesë edhe e ekipit kombëtar. Më herët ajo ka mbajtur veshur fanellat e Tiranës dhe Partizanit në Shqipëri, ndërsa jashtë vendit është aktivizuar me KSZO Ostroëiec në Poloni, VK Spiasska Nova në Sllovaki dhe TTS KDBS sërish në Poloni. Këtë sezon ajo do të aktivizohet në Izrael me Makabi Ashdod.
Poll