[caption id="attachment_12083" align="alignleft" width="300"] Trajneri i Partizanit Ylli Tomorri[/caption]
Partizani i Volejbollit të meshkujve do të rikthehet në këtë kampionat. Ka qenë një vendim për 70 vjetorin e klubit të kuq, ai që ka bërë që të rikthehet kjo skuadër në kampionatin e Volejbollit. Pikërisht me trajner Ylli Tomorrin, i cili u shpall kampion sezonin e fundit me Studentin.
Ajo që të bën përshtypje në këtë moment është se të gjithë lojtarët vijnë nga radhët e Studentit. Mes tyre është dhe Elton Tukseferi, i cili ka lënë volejbollin aktiv dhe është kthyer në rolin e zëvendës trajnerit. Ai do të jetë ndihmësi i Tomorrit për sezonin e ardhshëm.
Poll