Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Volejboll/ Java e 13-të, “rrugë me një kalim” për 4-shen e “play-off”-it final

Shkruar nga NEWSPORT

Ka qenë rrugë me një kalim java e 13-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A1, pasi të 4 skuadrat e kreut, Barleti Volej, Teuta, Partizani dhe Tirana i kanë mbyllur në 3 sete takimet e tyre përkatëse.

Barleti Volej e ka pasur një seancë stërvitore dje ndeshjen me Elbasanin, ndërsa Gurabardhi ka pasur mundësinë të aktivizojë të gjitha ato lojtare që kanë luajtur shumë pak gjatë sezonit. Mirëpo në momente të caktuara ka qenë i pakënaqur, ndonëse skuadra e tij ka triumfuar në 3 sete. 25-14, 25-12 dhe 25-9 kanë qenë shifrat përkatëse të seteve dhe, në total, 3-0.

Partizani e ka fundosur dhe më shumë Skënderbeun, ndërsa mikeshat kanë pasur shumë pretendime në një ndeshje fati i së cilës dihej ende pa nisur. Trajnerja Marash nuk e niste ndeshjen pa praninë e forcave të rendit dhe të mjekut të sallës. Seti i parë i ndeshjes Partizani-Skënderbeu ka përfunduar 25-9 për të kuqet. Në vijim, Partizani bën detyrën teksa fiton 25-11 dhe 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Ndërkaq, Teuta ka mposhtur 3-0 Lushnjën në Durrës, duke ruajtur vendin e dytë Tirana e ka fituar po në 3 sete sfidën në shtëpi ndaj Vllaznisë. Bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenxa e kanë marrë setin e parë 25-10. E më pas dy sete radhazi me të njëjtat shifra, 25-14 dhe krejtësisht ndeshjen 3-0 pa shumë histori, teksa vajzat bardheblu konsolidojnë vendin në “play-off”-in final./ ASNN.

Tags:

VOLLEYBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga