
Kajli Manz është lojtarja më e re e Partizanit në volejboll për femra. Shtatlartja amerikane ka arritur marrëveshjen me të kuqtë duke iu bashkuar në këtë mënyrë kryeqytetasve. Pas sllovakes Hudekova dhe turkes Basha, tashmë ka qenë radhë e Manz për të hedhur të "zezën mbi të bardhë".
Skuadra kryeqytetase do të luajë në Champions League, ndaj kësisoj drejtuesit po përforcojnë ekipin me elementë cilësorë. 31-vjeçarja ka qenë pjesë e përfaqësues së Amerikës. Edhe pse te Partizani ende s'është zyrtarizuar trajneri, organika po plotësohet falë punës së palodhshme të drejtuesve, udhëzuar nga zv. trajneri turk Berkant Çikar.
Poll