
Janë luajtur sot ndeshjet e mbetura të volejbollit për femra, ku kanë triumfuar Tirana dhe Teuta. Edhe pse me rezultat minimal, durrsaket dhe kryeqytetaset kanë mundur që të marrin pikët për të qëndruar sa më pranë Barleti Volley që ndodhet në vendin e parë me pikë të plota.
Vajzat bardheblu kanë mundur që të fitojnë 3-0 kundër Elbasanit në takimin e zhvilluar në "Fahrie Hoti" në Tiranë. Ndërsa Teuta ka sfiduar Skënderbeun duke e mundur 3-0.
Dje
Partizani – Barleti Volej, 0-3 (16-25, 19-25, 8-25)
Sot
Skënderbeu – Teuta, 0-3 (22-25, 16-25, 7-25)
Tirana – Elbasani, 3-0 (25-18, 25-10, 25-14)
Vllaznia – Lushnja (e shtyrë)
Poll