
Ndeshja e parë sezonale në volejboll për meshkuj është luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit "Asllanb Rusi". Partizani - Tirana u luajt për hapjen e sezonit 2016-2017. Ajo përfundoi me rezultatin 3-1 (25-18, 25-17, 19-25, 25-17).
Vendimi i Federatës së Volejbollit bëri që kampionati i 71-të kombëtar në volejbollin e meshkujve të niste me këtë supersfidë, ku të kuqtë rikthehen në kampionat pas disa vitesh mungesë, duke mundur bardheblutë nënkampionë.
Partizani që këtë sezon drejtohet nga Ylli Tomorri arriti që të marrë tri pikë në debutim, gjë që pritej duke parë përforcimet e bëra këtë verë, ndërsa skuadra nuk zhgënjeu tifozët e pranishëm në shkallët e pallatit të sportit.
Poll