
Barleti Volej hedh një hap të sigurt drejt konfirmimit kampion i i Shqipërisë në Volejboll për femra. Vajzat që drejtohen nga trajneri me shumë eksperiencë Hasan Gurabardhi mposhtën 3-0 me sete Partizanin në sfidën e parë finale të zhvilluar në Asllan Rusi.
E udhëhequr nga kapitenia Enkeleda Braho, që rezultoi më e mira në këtë sfidë me 21 pikë në total, Barleti Volej dominoi që në fillimin, duke e fituar setin e parë me 5 pikë diferencën 25 – 20.
Diferencat u bënë edhe më të ndjeshme në setin e dytë, ku vajzat e Partizanit, shënuan vetëm 17 pikë, për të tentuar rikuperimin në setin e tretë.
Por edhe në këtë set vajzat që drejtohen nga Roland Tarja e patën të pamundur për ta ndalur vrullin e kundërshtareve që triumfuan 25-22.
Të hënën do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë së finale, me Barleto Volej që shkon me avantazhin psikologjik të suksesit të takimit të parë./ SUPERSPORT/