
Klubi i Vllaznisë ka bërë me dije se është arritur marrëveshja me kompaninë “Fitogether” me qendër në Korenë e Jugut.
Shkodranët tregojnë se ka nisur monitorimi i aktivitetit fizik për futbollistik përmes jelekëve të kësaj kompanie, duke ndihmuar në këtë mënyrë stafin teknik. Mësohet se ka një marrëveshje me koreanët deri në fund të sezonit të ardhshëm. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare thuhej:
“Klubi i Futbollit Vllaznia sipas partneritetit te krijuar me kompanine Fitogether me qender ne Seul te Republikes se Korese se Jugut ka filluar tashme monitorimin e aktivitetit fizik te lojtareve te ekipit te futbollit Vllaznise nje element shume i rendesishem per rritjen e nivelit profesional te pergatitjes fizike.
Nepermjet kontributit te kompanise Fitogether kane mberritur jeleket GPS te cilet jane vene menjeher ne dispozicion te stafit teknik dhe lojtareve. Sipas marreveshjes stafi i pergatitjes fizike te KF.Vllaznia do te mbeshtetet me te gjithe asistencen e nevojshme ne programim si dhe perdorimin e duhur te jelekeve GPS, nga kompania Fittogether deri ne perfundimin e sezonit 2022-2023”.
Kujtojmë se të njëjtën teknologji përdor dhe klubi i Tiranës prej shumë kohësh, benefitet e së cilës po shihen këtë sezon me performancën pozitive të bardhebluve deri në javën e 21-të.