
Kur do dhe pak kohë të hapet merkatoja e janari, ekipet e Superligës janë hedhur në sulm për plotësimin e reparteve që kanë shfaqur probleme deri tani.
Vllaznia është ekipi që kanë nevojë për përforcime në të treja reparte, sulm, mesfushë dhe mbrojtje. Drejtuesit e klubit janë hedhur në sulm për të gjetur lojtarët që u nevojiten edhe pse është pak e vështirë bësh afrime cilësorë në janar, pasi dihet që shumica e futbollistëve në vend janë nën kontratë deri në fund të sezonit me ekipet e tyre. Nga drejtesit e klubit shkodran do të shihen mundësitë që do ketë brenda në vend, në të kundërt, do të hidhen në sulm për të marrë lojtarë nga jashtë.
Laçi nga ana tjetër, problemin e ka në qendër të mbrojtjes. Drejtuesit e klubit nuk pritet të bëjnë lëvizje të mëdha. E vetmja gjë që synojnë ëshë një qendërmbrojtësi, për të siguruar prapavijën. Edhe Laçi do ecë me të njëjtin plan, do shikojë mundësitë që mund të krijohen në janar brenda vendit, nëse nuk arrihet gjë, duhet patjetër të hedhë "grepat" jashtë vendit në rast se kërkon të rikuperojë këtë problem për pjesën e mbetur të kampionatit.