
Dita e sotme është një ditë e veçantë për Vllazninë dhe për të gjithë shkodranët. Klubi feston 105 vjetorin e themelimit dhe për këtë kanë vendosur të ndryshojnë edhe logon.
Jo vetëm kaq, pasi klubi ka edhe një thirrje për të gjithë tifozët dhe sportdashësit shkodranët që logon e Vllaznisë të 105 vjetorit të themelimit ta vendosin në foto profile në rrjetet sociale të tyre.
“ ë :
Sot po prezantojmë logon zyrtare të 105 vjetorit të themelimit të këtij emri të madh të futbollit shqiptar. Një logo që do të na shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit më të vjetër në Shqipëri.
Ftojmë të gjithë pjestarët e klubit tonë, tifozë, sportdashës e dashamirës të Vllaznisë, ta vendosin këtë logo në profilin e tyre.
Ditëlindja e Vllaznisë e meriton gjithmonë të festohet ashtu si duhet!”, ka shkruar klubi shkodran.
Kujtojmë se Vllaznia është padiksutim skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej javësh nuk e njohin humbje, teksa aktualisht ndodhen në “Final – Four” me pikë të barabarta me Tiranën dhe vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.