Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia kthen sytë nga akademia, shkodranët i ofrojnë kontratë 2 kampionëve të U-21

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kthen sytë nga akademia, shkodranët i ofrojnë

Vllaznia po vijon përgatitjet në Bosnje-Hercegovinë për kupat e Europës. Shkodranët do të përballen me skudrën e Linfield në turin e parë të kualifikueseve për Conference League. Kuqeblutë kan afruar plotë 6 lojtarë në këtë sesion merkatoje.

Por, nëse do të kthejmë sytë nga largimet ata janë të shumtë në numër. Kjo gjë ka bërë që drehtuesit të kthejnë sytë nga akademia. Bëhet fjalë për ekipin e U-21 i cili u shpall kampione e Shqipërisë për këtë grup moshë.

Sipas asaj që raporton gazeta “Shkodra Sport”, Vllaznia i ka ofruar nj kontratë profesioniste mesfushorit Elidon Dulaj dhe mbrojtësit Gledjan Pusi. Të dy futbollistët kanë zhvilluar në total 26 ndeshje në kampionat ku vlen të theksohet fakti se të dy kanë shënuar 6 gola.

Performanca e tyre e mirë ka bërë që Migen Memelli t’iu besoj atyre një vend në skuadrën e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga