Vllaznia u mposht në Rrogozhinë nga Egnatia që në pjesën e parë e cila u mbyll 3-0 për vendasit. Një ndeshje për t’u harruar nga shkodranët të cilët nuk dhanë asgjë në fushën e lojës. Pas ndeshjes, trajneri Qatip Osmani dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Pjesa e parë për t’u harruar, nuk funksionuam. Nuk dallonim momentet ku duhet të sulmohet e pozicionohet. Pjesa e dytë më e mirë por pa realizim. Të rinjtë kanë potencial, në këto momente ndoshta është e vështirë të luajnë me këto rezultate. Megjithatë e kanë treguar veten e tyre.
Jo vetëm që e mendojmë merkaton e janarit, por na duhet vërtet lojtarë me plot fjalë që të jenë përforcime. Vllaznia në këto ndeshje kur kam qenë unë ka patur ngritje. Na duhet një freski, por ka edhe 3 ndeshje dhe të shohim si do të shkojë.
Gabimet në mbrojtje? Ne edhe pse e analizuam lojën me Laçin, i morrëm golat. Folëm për të mbuluar hapsirat, por nuk ka disiplinë taktike e cila u shfaq në pjesën e parë. Nëse shihni golat që kemi pësuar sot janë të ngjashme si ato ndaj Laçit.
Është e qartë si gabuam, nuk ka justifikime. Nuk i dallojmë momentet kur të sulmojmë e kur të pozicionohemi. Edhe kur sulmojmë e bëjmë presing, e linim kundërshtarin të marrë top dhe ktheheshim me vonesë. Gabuam.
Çfarë do të ndodhë me Vllazninë? Kështu është evidente që nuk shkon, duhet patjetër ndryshime.”